Paralajmëron Krasniqi: Vetëvrasje politike, nëse LDK do t`i fus në listë kandidatët nga PSD-ja

  • 13 May 2019 - 15:21
Paralajmëron Krasniqi: Vetëvrasje politike, nëse LDK do t`i fus në listë kandidatët nga PSD-ja

Sipas analistit politik Faik Krasniqi, "plani i fshehtë për të cilin po e përgatitë PDK-ja, në bashkëpunim me SHIK-un, që rrëzimin e qeverisë ta inskenoj dhe realizoj duke e “futur” "kalin e Trojës", Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun me PSD-në e tyre, në gjirin e LDK-së, është një plan tepër të rrezikshëm, madje vdekjeprurës për të ardhmen e LDK-së në politikë, nëse LDK bije në një grackë të tillë që po i përgatitet nga ana e PDK-së".

Krasniqi thotë se me kohë është dëshmuar që Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu me grupin e tyre nuk janë asgjë tjetër përveç se KALI I TROJES dhe në shërbim të mafio-oligarkëve dhe nëntokës kriminale, është vërtetuar që urdhërat e tyre kryejnë me shumë besnikëri.

“Shpend Ahmeti dhe të larguarit nga Vetëvendosje e dëshmuan pse u larguan nga kjo parti, dhe cili ka qenë qëllimi i tyre që janë bërë pjesë e saj. Ky mund të jetë një skenar për rrëzimin e Qeverise Haradinaj përmes PSD-së. Por do të ishte me rrezik të madh nëse LDK do të fuste në listën e saj kandidatët nga PSD-ja, sepse elektorati i saj do të irritoheshin nga ky veprim i LDK-se, kur dihen përplasjet e mëdha mes këtyre dy partive. Unë e shoh të pamundur një gjë të tille, dhe nëse LDK futet në një aventurë të tillë, atëherë s'do të ishte më kandidate serioze për t'i fituar zgjedhjet”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij edhe zgjedhjet e brendshme që janë duke u zhvilluar tani në LDK e pamundësojnë marrjen e ndonjë lloj nisem apo veprimi konkret për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj rrëzimin e Qeverisë. Gjërat do të jenë më të qarta, sipas Krasniqit pas përfundimit të ciklit zgjedhor në LDK dhe zgjedhjes së lidershipit për ta drejtuar partinë, kur edhe mundë të ndodhë ndonjë befasi.

“Pas përfundimit të zgjedhjeve në LDK dhe zgjedhja e liderit të ri, çdo skenar është i mundshëm. Sidoqoftë, PSD-në më shumë e shoh në një koalicion parazgjedhor me AAK-në, se sa me ndonjë parti tjetër. Tek e fundit, Qeverinë Haradinaj në këmbë është duke e mbajtur PSD-ja", tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)