Bunajku: Telekomi u shkatërrua përmes Z-Mobile për t’iu shitur lirë pushtetarëve

  • 13 May 2019 - 23:52
Bunajku: Telekomi u shkatërrua përmes Z-Mobile për t’iu shitur lirë pushtetarëve

Drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike në Lëvizjen Vetëvendosje, Fatban Bunjaku, ka komentuar kontratën e famshme mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Z-Mobile.

Bunjaku ka thënë, se kjo kontratë mund të shihet si një “kalë troje”, i futur brenda Telekomit.

Sipas tij, qëllimi i kontratës me kompaninë në pronësi të familjes Devolli ka qenë shkatërrimi i ndërmarrjes publike, Telekomit.

Nëpërmjet shkatërrimit, Telekomit është synuar “t’i ulet vlera, që ta blejnë pushtetarët” me çmim të lirë, ka vlerësuar Bunjaku.

(Kosova Sot Online)