Salianji: Rama drejt rrëzimit! Do të presim deri më 30 qershor, e më pas do shihni çfarë do të ndodhë

  • 13 May 2019 - 23:55
Salianji: Rama drejt rrëzimit! Do të presim deri më 30 qershor, e më pas do shihni çfarë do të ndodhë

Ish deputeti i PD Ervin Salianji e sheh si një tërheqje të Ramës deklarimin e sotëm të kryeministrit, i cili i kërkoi Lulzim Bashës që të dialogojnë.

I ftuar në emisionin Open, Salianji theksoi se kreu i qeverisë është drejt rrëzimit, duke paralajmëruar se opozita do të presë deri në 30 qershor… e më pas “do të shihni se çfarë do të ndodhë”.

 Salianji: Sot Rama është i paralizuar, nuk po qeveris, interesi i tij është qeveria jo Shqipëria e tha dje, ndërsa ne kemi interes Shqipërinë!

Ne do i degjojme partneret dhe do ta ndertojme Shqiperine bashke me kontributin e tyre te cmuar, e kam thene dhe e them qe duhet te punojme me shume per ti qartesuar per situaten qe ndodhet vendi. Partneret nderkombetare ne i vleresojme dhe bashkepunojme me ta.”

Rama është drejt rrëzimit. Ne nuk prisnim që të nisnim marshimin dhe të rrëzohej Rama sot. Do të presim deri në 30 qershor dhe do shihni çfarë do të ndodhë” – deklaroi Salianji.

(Kosova Sot Online)