Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 14 May 2019 - 07:31
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Telekom. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)Mbahet mbledhja e  Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) Mbahet mbledhaj e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Kuvendi i Kosovës, Salla C203, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës prezanton raportin vjetor “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Grupi i Grave në Kuvendin e Komunës së Ferizajt do të mbjellë fidanë. (Shkolla e Bujqësisë “Zenel Hajdini”, Ferizaj, ora 10:00)Kuvendi Komunal i Obiliqit mban mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet mosrespektimi i Ligjit për Obiliqin dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës për punësim në KEK. (Kuvendi Komunal i Obiliqit, ora 10:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik voton vendimin e Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303, ora 11:00)

Mbahet debati “Ku janë miliona eurot e investuar në veriun e Kosovës?”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00) 

Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit.  (Ish-Tjegullorja në Prishtinë, ora 11:30)

Mbahet ceremonia përmbyllëse e projektit “Përmirësimi i policimit të të drejtave të njeriut në Kosovë”. (Ministria e Brendshme,  ora 12:00)

Me rastin e Premierës së Operës së parë bashkëkohore në Kosovë “GOF”, mbahet konferencë për medie. (Kino “Armata”, ora 12:00)

Delegacioni i Lutjeve të Mëngjesit  viziton Prekazin. (Ora 12:00)Delegacioni i Lutjeve të Mëngjesit  viziton Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave. (Drenas, ora 12:45)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 13:00)

Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, ku marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, Kaçanik, ora 14:30)Delegacioni i Lutjeve të Mëngjesit  takon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 14:30)

Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e masakrave në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 16:00) Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton shoqatën “Zëri i prindërve”, ku do të takojë përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve. (Zyrat e Shoqatës “Zëri i prindërve”, ora 17:30)

Mbahen ligjërata nga psikologë. (Hotel “Sirius”, ora 18:00)

Mbahet gala mbrëmja “Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, ora 19:00)  

(Kosova Sot Online)