Shpërthen Kelmendi : Demanti i shtetit gjerman zbulon dyfytyrësinë e Hashim Thaçit

  • 14 May 2019 - 19:28
Shpërthen Kelmendi : Demanti i shtetit gjerman zbulon dyfytyrësinë e Hashim Thaçit

Analisti politik, profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi, ka thënë për “Kosova Sot Online” se “demanti që erdhi nga shteti gjerman ditë më parë, për akuzat të cilat i bënte vazhdimisht Presidenti Thaçi rreth Samitit të liderëve, që sipas Thaçit u zhvillua pa koordinim me SHBA-të është një goditje direkt kundër Hashim Thaçit. Kjo Goditje vjen menjëherë pas përgjigjes dhe reagimit që e kishte bërë ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, e cila kishte thënë se kishte koordinim në mes të Merkelit, Makronit e SHBA-së për organizmin e Samitit të Berlinit, dhe se se Hashim Thaçi, po manipulon për shkak se atje është groposur ideja e tij për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Image

“E tërë çështja qëndron te fakti se me takimin e Berlinit iu dha një përgjigje mendimeve dhe planeve të cilat ishin për ndarjen e Kosovës. Si Thaçi, ashtu edhe Vuçiç, nuk e përshëndetën dhe patën rezerva ndaj këtij takimi. Shkaku buron nga fakti i kundërshtimit të planit për ndarje të Kosovës. Por, gjëja më e keqe është të mendohet se SHBA-të janë jashtë këtij takimi a takimeve. Nëse është ashtu, pa SHBA-të dhe Angli-në, nuk duhet do të duhej fare të shkojë Kosova në asnjë takim. Janë këto dy shtete që e mbajnë tërë barrën e çlirimit përfundimtar të Kosovës. Por nuk jam i këtij mendimi”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.


Natyrisht se në takimin e Parisit me 1 korrik, sipas Kelmendit, duhet të marrin pjesë edhe Anglia dhe SHBA-të sepse pjesëmarrja direkt është shumë domethënës, prandaj sipas Kelmendit tani këtu është shkaku, kurse Z. Thaçi po i përdor dy shprehje pas çdo takimi duke thënë se e kërkon Luginën e Preshevës dhe e përmend mos pjesëmarrjen direkt të SHBA - së në takim, por duke ikur nga kërkesat serbe.

“Por, Thaçi po ikë nga qëndrimet serbe për veriun. Madje cinizmi politik shkon deri atje sa që të thotë se me bashkimin e Luginës si shtet as edhe një centimetër nuk do të rrezikojmë. E në anën, tjetër, Vuçiçi paraqet këtë pretendim për ndarjen e Kosovës. Mjafton ky fakt për të konstatuar dyfytyrësinë në politikën e Thaçit kundruall shtetit serb”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online” .


Edhe pse mundë të mos jetë e saktë, ai mendon se e di shkakun pse e bënë këtë lajthitje të opinionit z. Thaçi.

“Askush nuk e din shkakun por mendohet në fakte të ndryshe. Ato shkojnë nga vegla që është shndërruar për shtetin serb e francez, deri te ruajtja e pozitës dhe mos burgosja e tij dhe përfundon me pa aftësinë, me mosnjohje të gjendjes. Të gjitha këto fakte kanë ndihmuar që të kemi një politikan të tillë të pa përgjegjshëm dhe shumë të dëmshme për vendin. Dihet se Lugina e Preshevës është e Kosovës, e ndarë me dhunë dhe i takon Kosovës. Por, Kosovës i takon edhe Mitrovica, sikundër edhe Ujmani e Trepça sepse pa këto vende Kosova nuk është Kosovë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)