Arrestohet biznesmeni shqiptar në Zvicër, ja pse akuzohet. Pasion makinat luksoze dhe orët e shtrenjta

  • 15 May 2019 - 08:18
Arrestohet biznesmeni shqiptar në Zvicër, ja pse akuzohet. Pasion makinat luksoze dhe orët e shtrenjta

Një biznesmen shqiptar eshte arrestuar ne Zvicer, pas dyshohet se i ka më shumë se 12 milionë franga borxh shtetit. 

Nderkohe gjithë të punësuarit kanë mbetur pa punë e disa rroga minus, e borxhi për kompaninë e tij ka arritur më shumë se 12 milionë franga, ndërkaq, biznesmeni shqiptar, Herolind K., është arrestuar, shkruan Blick

Gazeta zvicerane  ka raportuar për shqiptarin Herolind K., i cili dyshohet se i ka më shumë se 12 milionë franga borxh shtetit.

Ai dyshohet se ka mashtruar  klientët e tij, duke iu marrë para pa ju kthyer pagesat.

Biznesmeni i ri në sektorin e monedhave digjitale, akuzohet për mashtrim në biznesin e tij që nuk ka shumë që e kishte hapur. Avokat ai ka caktuar, Valentin Landmann.

29-vjeçarit i arrin borxhi deri në 12 milionë franga. Të gjithë punonjësit e tij janë shkarkuar dhe ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Siç shpjegon zyra e prokurorit publik të Thurgaut, kompania LOOK dyshohet për mashtrime të shumëfishta që i kanë konsideruar profesionale.

Sipas zëdhënësit Macro Breu, këtë rast është duke e hetuar departamenti për rastet penale ekonomike dhe krim të organizuar, ndërkaq, shqiptarit iu është caktuar masa e paraburgimit.

Foto e te dyshuarit qe raportohet se ka bere jete luksoze

Mbrojtësi i Herolind K., avokati Valentin Landmann ka bërë të ditur se është ende herët për të komentuar çështjen penale, duke thënë vetëm se kanë filluar hetimet.

Biznesmeni që është marrë me monedhat digjitale dyshohet se ka mashtruar klientët e tij duke i keqpërdorur investimet e tyre.

Herolind K, sipas mediave zvicerane raportohet se ka pasion makinat luksoze dhe orët e shtrenjta.

Ai kishte zhvendosur zyrat e kompanisë së tij nga Cyrihu në një zonë të thellë të Thurgaut.

Foto qe ka sigurar Blick e shtepise se te dyshuarit

Herolind K është paditur nga një biznesmen i njohur në Zvicër.

Dyshohet se në mashtrim kishin qenë të përfshirë edhe disa të afërm të tij madje edhe gruaja 29-vjeçare.

(Kosova Sot Online)