Policia kap dy femra dhe dy meshkuj për prostitucion në Fushë-Kosovë, më pas i liron

  • 15 May 2019 - 11:23
Policia kap dy femra dhe dy meshkuj për prostitucion në Fushë-Kosovë, më pas i liron

Katër persona ka arrestuar dje policia në Fushë-Kosovë. Për dy meshkuj dhe dy femra u dyshua se merreshin me prostitucion, pas intervistimit ata janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Marrje me prostitucion,Fushë Kosovë 14.05.2019 – 10:00. Janë  arrestuar katër të dyshuar, dy femra dhe dy meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)