Ndërrohet drejtori i Arsimit në Prizren

  • 15 May 2019 - 12:53
Ndërrohet drejtori i Arsimit në Prizren

Skender Susuri nuk do të jetë me në drejtor i Arsimit në Prizren.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët media të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe Susurit ku u tha se një gjë e tillë ishte kërkuar nga drejtuesit e partisë së tij, Nisma Socialdemokrate.

Drejtori i deritanishëm i arsimit në Prizren tha se partia e tij nuk po e përkrah dhe se  ka pasur presion lidhur me konkurse për punë në sektorin që e udhëheq.

Timonin e Arsimit në Prizren tash do ta merr Gani Gërmizaj, poashtu nga Nisma Socialdemokrate.

 

Te dashur miq, të nderuar qytetarë,dua të ndajë një lajm me ju. Nga sot do të jem I ngarkuar me një detyrë të re. Pra,...

Posted by Gani Germizaj on Wednesday, May 15, 2019

Ky i fundit e ka bërë të ditur lajmin për detyrën e re edhe me anë të një postimi në Facebook.

(Kosova Sot Online)