Të rinjtë shqiptarë duan të ikin, në ambasadën gjermane të kujtohet korriku i viteve 90’

  • 15 May 2019 - 19:33
Të rinjtë shqiptarë duan të ikin, në ambasadën gjermane të kujtohet korriku i viteve 90’

Në korrik të vitit 1990 mijëra shqiptarë iu drejtuan ambasadave të vendeve perëndimore për të ikur nga sytë këmbët prej një Shqipërie komuniste në grahmat e saj të fundit.

Kamioni “Skoda” qe hodhi ne toke murin rrethues te Ambasades gjermane

Sot pas thuajse 20 vitesh, po të shkosh në ambasadën gjermane në Tiranë, situata duket e njëjtë. Një reminishencë e së shkuarës, por ndryshimi është se askush nuk jë reminishencë e së shkuarës, por ndryshimi është se askush nuk çan muret me kamionë.

Fotot e mëposhte tregojnë më shumë se fjalët sesi të rinjtë shqiptarë duan të largohen nga vendi. Dhjetëra prej tyre presin përgjigje për viza, për të gjetur një punë në Gjermani. Situata është e tillë thuajse çdo ditë.

5 vitet e fundit është rritur numri i atyre që janë larguar nga vendi. Të gjitha sondazhet e organizatave vendase dhe të huaja kanë nxjerrë se në masë të madhe shqiptarët duan të largohen në emigracion për një jetë më të mirë.

(Kosova Sot Online)