E thotë Haziri: Gjermania e demantoi 100% Hashim Thaçin

  • 16 May 2019 - 07:34
E thotë Haziri: Gjermania e demantoi 100% Hashim Thaçin

Injorimi i rëndësisë që pati Samiti i Berlinit, nga ana e Presidentit Thaçi,  rreth përcaktimit të rrugës nëpër të cilën duhet të zhvillohen bisedimet me Serbinë, pra duke përjashtuar ndarjen, me pretekstin se nuk kishte konsulta dhe përgatitje  të koordinuara me SHBA-të, sipas analistit Arsim Haziri,  e ka zhvlerësuar deri në pikën zero edhe atë  imazh të dobët që e kishte Thaçi në rrafshin diplomatik.

“Gjermania e demantoj 100% Hashim Thaçin, dhe me këtë u dëshmua se Qendrat Europiane dhe ajo Amerikane, nuk kanë interesim të tolerojnë projekte që do të kishin për fokus krijimin e konflikteve të mundshme, si dhe rritjen e mundësisë për shpërthime të demonstratave, dhe pakënaqësive të skajshme, mbase ato kanë përvoja të hidhura nga e kaluara. Ato përbëjnë mundësinë  e rritjes së ndjeshmërie  sociale, dhe kësisoj qendrat faktorizuese dhe determinues nuk kanë leverdinë e mjaftueshme t'i mbështesin disa çështje të tilla”, tha  Haziri për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Hazirit,  Samiti i Berlinit,  shpërfaqi dhe nxori nga anonimiteti fytyrën e vërtete të presidentit Thaçi, sepse  ai  përpoq  që të abstragoj SHBA-në së investuari në organizimin e këtij samiti.

“Mirëpo Amerika ishte aty e koordinuar paraprakisht me qëndrimet e veta dhe kryeqendrat vendimmarrëse, ritheksuan edhe njëherë, madje ia nënvizuan presidentit të Kosovës, si dhe mbështetësit të tij Edi Ramës, se loja më kufij është projekt i rrezikshëm, dhe si i tillë duhet të injorohet”, tha  Haziri për “Kosova Sot Online”.  

“Këto kryeqendra vendimmarrëse  botërore”, sipas Hazirit “shihet në dy dimensione. Njëri korrespondon me minimalizimin e mbështetjes së presidentit aktual, që realisht ndikon në humbjen edhe të kapitalit elektoral e politike, si dhe artikulimin e arsyes se vendi nga vjen ky udhëheqës institucional, duhet ta merr si obligimin organizimin e protestave. Me idenë që proceset prej të cilave Kosova ndihet e rrezikuar të ndalen njëherë e përgjithmonë. Pra përfundimisht, potencoi se ashtu siç është rënë mbështetja për udhëheqësit e PDK-së, ashtu edhe po minimizohet edhe mbështetja ndërkombëtare, që dorën në zemër është shumë  e justifikueshme, dhe autentike’, tha Haziri për “Kosova Sot Online “.

(Kosova Sot Online  )