Kuvendi nis diskutimet për draft-rezolutën që fajëson serbët për gjenocid

  • 16 May 2019 - 10:52
Kuvendi nis diskutimet për draft-rezolutën që fajëson serbët për gjenocid

Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtojë një propozim-rezolutë për gjenocidin kundër popullit në Kosovë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka treguar se në sallë janë 65 deputetë dhe më pas priten pikat e rendit të ditës.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare ku pritet të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Seanca i ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendimi për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

(Kosova Sot Online)