Orët vendimtare për fatin e arushës, nisë takimi me profesorin kroat

  • 16 May 2019 - 11:39
Orët vendimtare për fatin e arushës, nisë takimi me profesorin kroat

Në ambientet e Pyllit te Arinjve ka nisur takimi për gjetjen e zgjidhjes rreth asaj se si duhet vepruar me Ariun e Murrmë që u shfaq në Prizren gjatë muajit prill të këtij viti. Eksperti kroat pritet që ti jap rekomandimet e tija për këtë çështje në orën 13:00.
 

Në takim po marrin pjesë Zyrtarë nga Instituti për Mbrojtjen e Mjedisit, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, Parku kombëtar Sharri, dhe zyrtare nga Agjencie e Pyjeve të Kosovës.

Zyrtarët nga Agjencisë e pyjeve gjatë takimit kanë arsyetuar vendimin e  tyre se ariu duhet vrarë për arsye se praqet rrezikshmëri për banorët. Zyrtarët e Agjencionit janë shprehur se vendimin e kanë marrë pas vlerësimit për nivelin e rrezikshmërisë të bërë nga Policia e Kosovës.

Kurse AMMK (Ministria e Mjedisit) ri potencon qëndrimin e tyre se vrasja është ne kundërshtim me ligjin dhe sepse ariu i murrme është specie ne mbrojtje ligjore. 

Ndërkohë eksperti  Slaven Reljic, Universiteti i Zagrebit, Fakulteti i Biologjisë me përvojë dhe ekspertize ne Menaxhimin e Ariut te Murrme ne natyre.

Rekomandimet ai do ti jap sot rreh orës 13:00.

(Kosova Sot Online)