Shpërthen Bojaj: T'i largojmë nga skena politike Edin e drogës dhe Hashimin me klanin e SHIK-Prontos!

  • 16 May 2019 - 15:00
Shpërthen Bojaj: T'i largojmë nga skena politike Edin e drogës dhe Hashimin me klanin e SHIK-Prontos!

Presidenti Hashim Thaçi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebok, përsëri  ka vazhduar të godas shtetin mik të Gjermanisë, por kësaj radhe përmes ambasadorit të saj në Kosovë z. Christian Heldt. Thaçi ka shkruar një status në Facebook,  duke reaguar kundër disa diplomatëve që  sipas tij, po provojnë të bindin institucionet që të heqin taksën ndaj produkteve serbe në këmbim të liberalizimit të vizave edhe pse  personalisht që nga fillimi kishte qenë kundër kësaj takse, por tani vjen e ndryshona pritur qëndrimin për tu rreshtuar krah Haradinajt të cilit i është premtuar liberalizimi i vizave.

 

Image

Analistët politik e shohin këtë ndryshim të kursit të Hashim Thaçit si një  sjellje tepër qesharake, pasi që  karriera e tij politike është devalvuar dhe është  e dështuar, aq më tepër pasi që Hashim Thaçi, tani  është në zor të madh dhe po përdor çdo metodë, manovrim e taktikë për ta shpëtuar veten  nga gjahu i drejtësisë ndërkombëtare- Gjykatës Speciale, prandaj edhe i ndryshon qëndrimet, por nuk ndryshon qëndrimin sa i takon marrëveshje finale me Serbinë,që  është  shkëmbimi i territoreve, e mbështetur edhe nga Edi Rama, prandaj  i sulmon shtetet që e kundërshtojnë këtë  projekt dhe pozicionohen karshi qeverisë.

Kështu e thotë analisti Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online”. Ky njeri nuk është në gjendje, as normale e as stabile, për të udhëhequr shtetin. Një njeri i cili më shpesh ndërron fytyrat, veprimet e bindjet se sa çorapët, nuk është më vetja e tij. Ky është në panik dhe frikë, andaj, vjedhë e lanson ide turbulluese, më të cilat kërcënon botën, se nëse ndiqet nga drejtësia, ky mund të ‘kallë’ rajonin. Tash sulmi i shtuar i Hashim Thaçit kundër shtetit gjerman, është sulm kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës. Kjo për faktin se Gjermania ka zbuluar me kohë qëllimin dhe tendencën e Aleksandër Vuqicit, Edi Ramës e Hashim Thaçit, për prishjen e paqes në Ballkan dhe rrënimin e Kosovës.

Thaçi doli bllof edhe kur tha se Gjermania kishte organizuar mini samit për shtetet e Ballkanit pa bashkëpunuar me SHBA-të. Kështu u demaskua edhe kur atakoi ambasadorin gjerman. Veprime që u demaskuan brenda 24 orëve. Liderë të kalibrit të tillë janë fatkeqësi e madhe për Kosovën, veprimet e të cilëve janë të paparashikueshme, jo logjike dhe shkatërruese”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas analistit Bojaj, @Hashim Thaçi bashkë me klikën e tij duhet larguar nga pushteti, sepse klanet e kriminalizuara, kanë uzurpuar çdo pore të shtetit të Kosovës, kanë grabitur e shkatërruar çdo resor ekonomik e institucional të vendit, duke e kthyer shtetin në një plaçkë lufte për ta ndarë e shitur si të donë."

“Shqiptarët duhet të largojnë nga skena politike Edi Ramën me kompaninë e tyre të qeveri-drogës dhe Hashim Thaçin me klanin SHIK-Prontos, në mënyrë qe Kosova të rikthehet në normalitetet, e të shuajë rrezikun e ndarjes së saj. Të largojë ushejzat gjakpirëse për të vazhduar rrugën e forcimit të shtetit dhe të integrimeve euroatlantike. Gjithnjë duke ruajtur aleancat tona globale, të cilat janë bashkudhëtarë në projektin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës. Për Kosovën, SHBA-ja dhe Gjermania janë vende të shenjta, aleatët tanë më të dëshmuar gjatë historisë. Kush del kundër këtyre miqve tradicionalë, ose është budalla ose i shitur”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )