Artisti kosovar: Thaçi e Veseli mundohen të fitojnë poena politikë edhe nga viktimat e luftës

  • 16 May 2019 - 17:40
Artisti kosovar: Thaçi e Veseli mundohen të fitojnë poena politikë edhe nga viktimat e luftës

Vendimi i deputetes së PDK’së, për të publikuar një fotografi ku shihen kriminelët serbë teksa dhunojnë një grua shqiptare nga Kosova, ka nxitur reagime dhe irritim të madh tek opinioni.

Ka reagua ish-presidentja Jahjaga ish-kryeministri Sali Berisha, e organizata të cilat merren me rehabilitimin e të mbijetuarve të luftës.

Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga artisti kosovar, Kushtrim Hoxha, i cili thotë se është një turp, se si politikanë si Thaçi e Veseli mundohen të përfitojnë poenë politikë nga viktimat e luftës.

“Në Kosovë ende ka njerz që besojnë dhe faktorizojnë Hashim Thaqa e Kadri Vesela , e plot “politikanë” milioner Kosovarë të cilët edhe sot mundohen të përfitojnë poena politik nga viktimat e luftës. Kjo tregon se çka është në gjendje të bëj një klasë e mykun politike për me mbetë në pushtet, dhunim për së dyti”, ka shkruar Hoxha. 

Ai thotë se një fotografi e tillë duhet t’iu tregohet nëpër takimet që realizojnë nëpër Evropë.

“Fotot tregoni në ato takimet e juja të kota nëpër Evropë. Jeni shumë vonë. Tmerr. Shame on you!”, ka përfunduar ai.


(Kosova Sot Online)