Haradinaj: Gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë e kanë vendin në burg

  • 16 May 2019 - 19:08
Haradinaj: Gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë e kanë vendin në burg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar fotografinë e publikuar gjatë ditës sotme ku shihet një grua duke u dhunuar nga paramilitarët serb është shprehur se institucionet e Kosovës gjithmonë do të qëndrojnë prapë viktimave të dhunës seksuale.

Për gjitha ata që i kanë kryer këto krime, shefi i ekzekutivit tha se duhet të shkojnë në burg.

Kreu i Qeverisë, tha se këtë e mbështet edhe më shumë që Kuvendi të vendos me bazë ligjore për gjitha krimet që janë bërë në Kosovë.

Sipas Haradinajt, një gjë është e sigurt që asnjëherë më Serbia nuk do të vendos kushte ndaj Kosovës, siç është bërë deri më tani.

“Unë e pash këtë fotografi ishte mjaft e trishtueshme, nuk mund të jap komente tjera politike për këtë foto që e pamw. Ne i kemi larguar nga institucionet ata që i kanë mohuar krimet, ata që i kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg, kushdo qofshin dhe kudo qofshin. Është shumë me rëndësi që Parlamenti i Kosovës sot me marr vendimin jashtëzakonisht të rëndësishëm duke vendosur bazë ligjore për krimet që janë kryer në Kosovë…një gjë është e qartë se nuk guxojmë kurrë me pranu kushte ndaj Serbisë. Ajo praktika që ajo me na vendos kushte si na ka vendosur në të kaluarën duhet të harrohet. Shiko nuk e kisha lidh ata që bën një vend me fotografinë. Gategoritë e luftës dhe të luftës seksuale dhe gjitha kategori janë bashkëkombësit tanë, qytetarët tanë, vëllezërit tanë, motrat tanë dhe pse e kanë një plagë mjaft të rëndë ju siguroj që Kosova e ndjen këtë dhe është me viktimat e luftës seksuale dh e do të jemi bashkë për t’i kaluar gjitha këto pengesa”, tha kreu i qeverisë Haradinaj. 

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë vizitës që ka bërë në Policinë e Kosovës. Me këtë rast, ai u shpreh se janë të përkushtuar për të përkrahur Policinë në fuqizimin ligjor për të qenë në nivel.


(Kosova Sot Online)