Shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

  • 17 maj 2019 - 08:03
Shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

Sot në Prishtinë në shënim të 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT), prej orës 09:00 mbahet konferencë me temën “Të drejtat e barabarta dhe kushtetuese për personat LGBTI”.

Në këtë konferencë do të diskutohet mbi rishikimin e legjislacionit për përfshirjen e plotë të pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe nevojat e komuniteteve të tjera të margjinalizuara.

Ndër të shumtë pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë edhe ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Philip Kosnett.

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë në Kosovë shënohet që nga viti 2007.

(Kosova Sot Online)