Përplasje mes aleatëve perëndimorë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

  • 17 May 2019 - 19:59
Përplasje mes aleatëve perëndimorë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka mbajtur mbledhjen e saj këtë të premte, me temë sulmet ushtarake ndaj spitaleve në Siri, të cilat ndodhën këto tre javët e fundit. Ky diskutim u kthye në konfrontim mes fuçive perëndimore në një anë dhe Rusia me Sirinë në anën tjetër.

Ndërkohë që zona e luftimeve është kryesisht e mbrojtur nga Rusia dhe Turqia, të cilat u pajtuan gjatë shtatorit të kaluar që ta krijojnë një zonë të përbashkët të mbrojtur, raporton Euronews.

Sipas OKB’së, rreth tre milionë civilë janë në rrezik.

“Me qenë se e dimë që Rusia dhe Siria janë të vetmet vende të cilat mund t’i fluturojnë aeroplanët e tyre në atë zonë, atëherë e kemi përgjigjen. Janë forcat ruse dhe siriane” tha Ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB, Karen Pierce.

Ambasadori në detyrë i SHBA’së, Jonathan Cohen tha që Rusia dhe Siria janë përgjegjëse për sulmin në qendrat shëndetësore. Ai tha situata është “alarmuese” për shkak se spitalet të cilat u sulmuan, ishin në listën e OKB’së si ndërtesa të mbrojtura.

Ndërsa ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, tha se forcat ruse dhe siriane nuk kanë shënjestruar civilët ose infrastrukturën civile.

Ai vëri në pikëpyetje pretendimet e vendeve perëndimore, duke kërkuar nga OKB’ja, që t’i vërtetojë të gjitha pretendimet e shteteve tjera.

“Ne kategorikisht i mohojnë akuzat se kemi dhunuar ligjin ndërkombëtar për të drejtën humanitare” tha ai, duke shtuar se “Qëllimi ynë janë terroristët”..

(Kosova Sot Online)