E thotë Kapiti: Drejtësia, vegël e politikës, avokat mbrojtës i mafio-oligarkëve të pushtetit!

  • 18 May 2019 - 09:24
E thotë Kapiti: Drejtësia, vegël e politikës, avokat mbrojtës i mafio-oligarkëve të pushtetit!

Edhe pse kemi vazhdimisht  raporte negative për drejtësinë kosovare nga organizatat ndërkombëtare, e së fundi patëm edhe një reagim të ashpër nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, institucionet e drejtësisë Kosovare po vazhdojnë të heshtin sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe sikur nuk ka folur askush.

Image
Skënder Kapiti

Sipas analistëve politik kjo është dëshmia  më e qartë që flet se sa thellë është sistemi i drejtësisë në vend  i kapur  nga politika,  që në vend të, në Kosovë t sundon antiligji,  politika e inkriminuar dhe grupet e interesit te nëntokës kriminale. Një konstatim të tillë e nxjerr eksperti i fushës Skënder Kapiti.

“Politika dhe drejtësia e inkriminuar dhe e korruptuar  janë në konflikt me ligjin, me drejtësinë, dhe me demokracinë,që do të thotë se ato janë në konflikt me shtetin dhe me shoqërinë. Dhe detyrimisht pse politika dhe drejtësia janë të tilla, si në Shqipëri dhe në Kosove , BE nuk pranon që të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe as nuk liberalizon vizat me Kosovën. Pra politika, pushteti dhe drejtësia në Shqipëri dhe në Kosovë mbajnë peng shtetin dhe zhvillimin e integrimin. Politika dhe politikanet shqiptar qëllimisht punojnë mbrapsht dhe në kundër kohë pasi vetëm në një vend të pa integruar, ku nuk sundon ligji, në një vend    antidemokratik politika e pushteti bëjnë zullumin, krimin dhe vjedhjen”, tha  Kapiti për “Kosova Sot Online”.  

Ai ka thënë se sikur  rendi dhe ligji të ishin në nivelin që e kërkojnë ndërkombëtaret, dhe po të anëtarësoheshin Shqipëria e Kosova në BE , puna do të ishte ndryshe pasi si Shqipëria edhe  Kosova do të ishin pjesë e familjes së madhe të BE-se dhe se politika e pushteti do t'u nënshtroheshin ligjeve dhe standardeve shtet formuese e demokratike të BE-së, por nuk ka akoma vullnet. “Nuk është aspak e vështirë ndërtimi dhe funksionimi i shtetit ligjor, por mungon dëshira dhe vullneti politik për një gjë të tillë, pasi ujqit, grabitqarët dhe hajdutët  e politikës e të drejtësisë mjegull duan. Drejtësia e keqe, e korruptuar,e kriminalizuar dhe politike e prish shtetin dhe shoqërinë.

Shteti dhe drejtësia duhet të jenë të paanshëm , neutrale dhe jo politike. Por në Kosovë drejtësia është vegël dhe instrument  i politikës, e pushtetit dhe avokat mbrojtës i mafio oligarkëve të pushtetit. Prandaj më e duhura dhe që mund ta zgjidhë njëherë e mirë problemin e drejtësisë dhe të politikës do të ishte dekriminalizimi dhe pastrimi i tyre,gjë te cilën do ta bënte VETTING-u dhe vota e lirë  dhe inteligjente e votuesve”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)