Zbulohet kush është burri i vajzës së Azem Hajdarit. Biznesmeni që u dashurua me Rudinën në moshën 16-vjeçare

  • 18 maj 2019 - 19:27
Zbulohet kush është burri i vajzës së Azem Hajdarit. Biznesmeni që u dashurua me Rudinën në moshën 16-vjeçare

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari la jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.

Rudina ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, e padyshim që kthimi në Shqipëri nuk ka qenë aspak i lehtë.

Vajza e Azem Hajdarit është tepër e rezervuar sa i takon jetës private, të cilën e mbron me fanatizëm.

Bashkëshorti i saj Muçjo Demiraj vazhdon të jetojë në Amerikë, ku ka kompaninë e tij në fushën e investimeve. Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18. Dasma e tyre është zhvilluar në New York. Çifti ka së bashku një vajzë 2 vjeçe, Sihanën.

Ndërkohë në rrjete sociale disa foto të familjes së bukur janë vërtet inspiruese!

Image

(Kosova Sot Online)