'Njerëzit kryesor të PDK-së, i kanë futur duart në zgjedhje'

  • 18 May 2019 - 19:53
'Njerëzit kryesor të PDK-së, i kanë futur duart në zgjedhje'

Sejdi Hoxha është ngjitur në krye të PDK’së në bastionin e partisë. Ai ka marrë 130 vota, ndërsa Naim Bazaj 76.  Ky i fundit pasi e ka humbur garën ka vendosur edhe të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Thotë se “njerëzit e qendrës janë përzier në këto zgjedhe” .

“ Kurrë më nuk do të jem pjesë e PDK’së”, ka thënë Bazaj.

Ai ka akuzuar edhe udhëheqësin e partisë, duke thënë se ata janë përzier në zgjedhjet e Drenasit.

“ Njerëzit kryesor të partisë i kanë futur duart në këto zgjedhje. Të gjithë ata, 80 antarët që më kanë votuar do të largohemi nga partia”, ka thënë Bazaj .

Ditë më parë, Naim Bazaj kishte thënë se në këtë garë e ka përkrahjen e Kadri Veselit. I ka quajtur parashutistë kundërkandidatët e tij.

“Ata që kanë ardhe janë parashuta dhe parashutat gjithmonë na kanë dështu edhe e kanë qit poshtë”.

Ai ka thënë se Sejdi Hoxha përkrahet nga Veseli e Naim Bazaj nga Presidenti Thaçi.

 Zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve. Disa prej kryetarëve që janë zgjedhur kanë pasur dhe kanë probleme me ligjin siç është Qemajl Mustafa i Gjilanit, Sokol Bashota i Klinës


(Kosova Sot Online)