Bazaj flet pasi e humbi garën: Kurrë nuk do të jem pjesë e PDK’së

  • 18 maj 2019 - 20:25
Bazaj flet pasi e humbi garën: Kurrë nuk do të jem pjesë e PDK’së

Sejdi Hoxha është ngjitur në krye të PDK’së në bastionin e partisë. Ai ka marrë 130 vota, ndërsa Naim Bazaj 76.  Ky i fundit pasi e ka humbur garën ka vendosur edhe të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Thotë se “njerëzit e qendrës janë përzier në këto zgjedhe” .

“ Kurrë më nuk do të jem pjesë e PDK’së”, ka thënë Bazaj.

Ai ka akuzuar edhe udhëheqësin e partisë, duke thënë se ata janë përzier në zgjedhjet e Drenasit.

“ Njerëzit kryesor të partisë i kanë futur duart në këto zgjedhje. Të gjithë ata, 80 antarët që më kanë votuar do të largohemi nga partia”, ka thënë Bazaj në KTV.

Ditë më parë, Naim Bazaj kishte thënë për T7 se në këtë garë e ka përkrahjen e Kadri Veselit. I ka quajtur parashutistë kundërkandidatët e tij.

“Ata që kanë ardhe janë parashuta dhe parashutat gjithmonë na kanë dështu edhe e kanë qit poshtë”.

Hyseni Gashi, ish-zyrtar i PDK’së, tash i Iniciativës Qytetare, e kishte lidhur garën në Drenas ndërmjet Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ai ka thënë se Sejdi Hoxha përkrahet nga Veseli e Naim Bazaj nga Presidenti Thaçi.

 Zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve. Disa prej kryetarëve që janë zgjedhur kanë pasur dhe kanë probleme me ligjin siç është Qemajl Mustafa i Gjilanit, Sokol Bashota i Klinës