Alarmon Kelmendi: Ja si po i falen Serbisë dëmet dhe krimet e luftës nga politika dhe drejtësia Kosovare!

  • 19 May 2019 - 07:45
Alarmon Kelmendi: Ja si po i falen Serbisë dëmet dhe krimet e luftës nga politika dhe drejtësia Kosovare!

Edhe pse po kalojnë 20 vite nga mbarimi i luftës në Kosovë, drejtësia kosovare po refuzon t`i trajtoj dhe t`i gjykoj krimet dhe dëmet e luftës që i bëri Serbia në Kosovë. Njohësit e kësaj fushe e shohin këtë ngecje për pasojë që drejtësia është e dirigjuar nga politika e inkriminuar,prandaj edhe ka refuzuar ta adresoje çështjen, që t`i trajtoj paditë e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia që iu bënë qytetarëve dhe bizneseve.

Image
Muhamet Kelmendi

Prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi thotë se shkaqet e mos adresimit të krimeve gjenocidiale, sikundër edhe të dëmeve materiale dhe morale janë të ndryshme dhe kryesisht janë një nënshtrim ndaj faktorit ndërkombëtar të cilit nuk ua kanë kërkuar një mbështetje të tillë, edhe pse kanë bashkë qeverisur deri në shpalljen e pavarësisë. “Ato shkojnë nga nënshtrimi kundruall faktorit ndërkombëtar, si UNMIK e EULEX, ashtu edhe mos interesimi i faktorit të brendshëm për të vendosur mbi dëmet. Tash po dëgjojmë mendime të ndryshme. Politikanët e subjekteve politike po japin arsyetime të ndryshme. Mirëpo, ato faktikisht nuk qëndrojnë. Dëmet materiale, si dhe vrasjet e përdhunimet, pra, dëmet morale në nivel të lartë dhe miliardësh, janë të bëra nga forcat militare, paramilitare, ushtria e pushteti serb.

Dihen subjektet që kanë bërë dëmet. Dihen edhe vendet dhe natyrisht në aspektin ligjor kompetenca lëndore dhe territoriale e vendosjes për dëmet e tilla bien mbi gjykatat e vendit, të Kosovës. E këto gjykata patën rastin dhe i refuzuan si jo kompetente. Mungesa e logjikës juridike shkon deri te fakti se mu këto gjykata dënuan shqiptar gjoja për vrasje, e nuk dënuan asnjë kriminel serb si dhe kurrë nuk i lejuan paditë e tilla”, tha Kelmendin për “Kosova Sot Online”. Natyrisht se tani sipas Kelmendit duhet që detyrimisht të kërkohen kompensimi i dëmeve materiale dhe morale të luftës në bisedime. “Madje në bisedime duhet të jetë një ndër faktet dhe kushtet kryesore për të qenë ky kompensim. Por , se si do të ecin punët, është vështirë të parashikohet pasi Kosova nuk po del vetë me kërkesat e veta”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)