KQZ-ja nuk ka informata se sa vota janë me kusht dhe sa me postë në zgjedhjet në Veri

  • 21 May 2019 - 09:45
KQZ-ja nuk ka informata se sa vota janë me kusht dhe sa me postë në zgjedhjet në Veri

Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka mbajtur mbledhjen e radhës dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka kritikuar Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Daka ka kritikuar Kryeshefin Ekzekutiv të Sekretariatit se nuk ka informuar me kohë KQZ-në për shifrat e sakta të votave me kusht dhe me postë në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në komunat veriore.

“Është hera e parë që nuk na ofrohen shifrat e sakta duke marrë parasysh se nuk kemi pasur probleme në qendrat e votimit dhe nuk kemi pasur numër të madh të votave” u shpreh Daka.

Kryeshefi ekzekutiv, Enis Halimi, u shpreh se nuk ka informata të sakta për votat me kusht dhe me postë por pret që pasi të përfundimisht të numërohen votat do të raportojë edhe për to.

Kryetarja e KQZ-së u shpreh se pret që gjatë ditës të këtë informacion për këtë çështje. 

(Kosova Sot Online)