Serbët në Graçanicë ‘vërsulen’ drejt Rada Trajkoviqit, ajo kthehet dhe i ofendon keq

  • 21 May 2019 - 12:40
Serbët në Graçanicë ‘vërsulen’ drejt Rada Trajkoviqit, ajo kthehet dhe i ofendon keq

Ish–deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq jo rrallë është në qendër të sulmeve nga serbët e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme,  nga Graçanica ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Facebook, ku shihet një numër i madh serbësh të cilët  ulërinin në drejtim të saj me fjalë të ndryshme fyese.

Mirëpo, Trajkoviq siç shihet në video nuk qëndroi indiferente, u kthye dhe i shau ata disa herë.

Trajkoviq e postoi këtë video në llogarinë e saj në Facebook, ku shkroi:

Ja se si Graçanica “serbe”, nën kontrollin e SNS-së, në mënyrë “vëllazërore” i mirëpret serbët e saj. Më falni për fjalorin tim: emocionet kanë mbizotëruar.

(Kosova Sot Online)