Gjendet drogë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

  • 21 maj 2019 - 14:42
Gjendet drogë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan të hënën janë gjetur substanca të dyshuara narkotike te një i paraburgosur

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të një të paraburgosuri oficerët korrektues në rrobat e të paraburgosurit kanë gjetur substancat e dyshuara narkotike.

“Lidhur me  këtë rast, oficeret korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe me njëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, thuhet në një komunikatë të policisë së Gjilanit.

(Kosova Sot Online)