Kombet e Bashkuara paralajmërojnë luftë civile edhe në këtë shtet

  • 21 May 2019 - 19:28
Kombet e Bashkuara paralajmërojnë luftë civile edhe në këtë shtet

Kombet e Bashkuara po paralajmëron se Libia është në prag të luftës civile që mund të ndajë vendin dhe që mund të kërcënojë sigurinë e vendeve fqinje si dhe gjithë regjionit të Mesdheut, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Fox.

Ghassan Salame ka thënë për Këshillin e Sigurisë të amrtën se Shteti Islamik dhe ekstremistët e al-Qaidës janë të gatshëm që të përdorin dobësinë e vendit që ishte në prag të një lufte para ca kohësh kur një ofensivë e ushtrisë së vetë deklaruar si Ushtria Kombëtare, për pak nuk e mori kryeqytetin e Tripolit.

‘’Një luftë civile e përgjithshme nuk është më e pamundur. Mund të ndodhë me vullnetin e disa palëve, dhe nga mosveprimi i disa palëve tjera”, tha Salame.

Ai poashtu deklaroi se shumë shtete po i furnizojnë me armë palë të ndryshme dhe ka kërkaur nga Këshilli i Sigurisë që të implemetojë një armëpushim dhe që të vendi të kthehet në një process politik të paqes.


(Kosova Sot Online)