Limaj e Meta pajtohen për nevojën e forcimit të partneritetit mes Kosovës dhe SHBA’së e BE’së

  • 21 May 2019 - 21:05
Limaj e Meta pajtohen për nevojën e forcimit të partneritetit mes Kosovës dhe SHBA’së e BE’së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka takuar në Tiranë presidentin shqiptar, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në dy vendet shqiptare.

“E njoftova presidentin Meta për mbledhjen e djeshme koordinuese të dikastereve përkatëse të cilat kanë përsipër realizimin e marrëveshjeve mes dy vendeve”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i Limajt në Facebook:

Si gjithmonë, kënaqësi ta takoja në Tiranë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në dy vendet tona. E njoftova presidentin Meta për mbledhjen e djeshme koordinuese të dikastereve përkatëse të cilat kanë përsipër realizimin e marrëveshjeve mes dy vendeve. Në këtë drejtim e njoftova presidentin se deri në fund të muajit qershor presim të nisin të zbatohen marrëveshjet e mbledhjes së mbajtur në Pejë mes dy qeverive. Biseduam edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe presim nga BE ta heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës pasi tash e sa kohë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat. Ishte konstatim i përbashkët se forcimi i mëtejmë i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë. Bashkërisht u pajtuam ta thellojmë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona, gjithmonë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të të dy vendeve. FL.

(Kosova Sot Online)