Thaçi kundër të gjithëve që po ia kundërshtojnë idenë e...

  • 22 May 2019 - 07:40
Thaçi kundër të gjithëve që po ia kundërshtojnë idenë e...

Teksa po izolohet dita ditës nga e gjithë skena politike e Kosovës, sipas analistit politik Ragip Guraziu, "presidenti në detyrë Hashim Thaçi po devijon skajshmërisht edhe nga obligimet e tij kushtetuese, për të provuaR të jetë faktor uniteti, dhe për këtë arsye ai më nuk ka kontroll për atë që bënë e për atë që flet, ndonëse mundohet të paraqitet si president lider i të gjithë shqiptarëve".

Image
Ragip Guraziu

“Unë mendoj se tani Hashim Thaçi sikur është duke pëlcitur, të bëjë gjithçka që të arrij me çdo kusht të ndaj Kosovën për ti shpëtuar Gjykatës speciale, sa që çdo kush që në një formë ose tjetër po e kundërshton, po i shpallë edhe luftë me të gjitha mjetet. Ai nuk po i zgjedh as mënyrat e kundërshtimit dhe as personalitete me të cilat përplaset duke provuar që ta shtyj përpara idenë e tij për korrigjim kufijsh në marrëveshjen me Serbinë.

Kjo është arsyeja pse ai po përplaset dhe po konfrontohet vazhdimisht me kryeministrin Haradinaj, po e injoron dhe fyen Edita Tahirin, por po e pengon edhe kundërshtimi i pazareve me Serbinë nga ana e Sali Berishës.

Ai po mendon që është presidenti më i mençëm dhe më i pa kontestueshëm shqiptar dhe i Kosovës, por po harron se me të gjitha këto sulme po e degradon figurën e presidentit, madje edhe duke shpallur luftë hapur edhe nga jashtë dhe nga Brenda institucioneve, kundër të gjithëve që po ia kundërshtojnë idenë e pazareve me Serbinë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, kjo ego e pa kontrolluar dhe frika nga Specialja, e ka vënë në siklet që të arrij me çdo kusht të ndaj Kosovën, edhe pse ky opsion po kundërshtohet tani nga shteti më me ndikim ne BE-Gjermania.

“Tani me të vërtetë mbetet e pa shpjegueshme se si po e merr guximin të thotë se është më i mençuri, se vetëm ai ka të drejtë dhe kështu po zhvishet lakuriq dhe po mbetet krejt pa moral”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se janë tepër të turpshme sulmet që Thaçi ia bëri Sali Berishës duke e quajtur edhe argat të Millosheviqit. “Sikur nuk po i mjaftojnë përplasjet dhe mos pajtimet me spektrin politik të brendshëm në Kosovë por ai po merr guximin dhe po del edhe andej “gardhit”, dhe quan Sali Berishën argat të Milosheviqit për 3 dekada dhe thotë se si Sali Berisha paska edhe nevojë për një kolegjium mjekësh. Kjo është kulmi i turpit në të cilin nuk do të duhet të rrëshqas asnjë burrështetas duke fyer të tjerët, aq më pak ky këto fyerje shkëmbehen brenda trungut të shtetit dhe të kombit vetëm për interesa të ulëta”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu po ashtu ka pohuar se i ka të kota Hashim Thaçi të gjitha këto beteja të hapura, sepse do t`i humbë ato, dhe duhet ta dijë që e ka shumë gabim derisa ende e ka përballë Gjykatën Speciale dhe nuk i dihet as fillimit dhe as epilogut të saj.

(Kosova Sot Online )