Shpërthen Badallaj: Rexhep Hoti në gjahun e "shtrigave", vegël e Hashimit

  • 22 May 2019 - 11:56
Shpërthen Badallaj: Rexhep Hoti në gjahun e

Testi i garës së diturisë organizuar në kuadër të projektit nacional për rininë, që ishte udhëhequr nga koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, po cilësohet i dështuar dhe "tallje" sa për të hedhur pluhur syve popullit.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

Pikërisht për këtë çështje, ka reaguar edhe analisti politik Reshat Badallaj, sipas të cilit "ky dilinxhi dhe papagall, Rexhep Hoti, është vazhdimisht në gjahun e shtrigave sepse kështu e ndërsen aty pashai nga lartë dhe vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave ose si korbat pas kufomave te vdekura.

Këta janë të paftyrë fare prandaj janë deri në fyt me skandale dhe afera korruptive shikoni në vendet demokratike për një skandal të vogël japin dorëheqjen sepse kanë moral".

Sipas Badallajt, "Rexhep Hoti dihet botërisht se është vegël e ndyrë e Hashim zezës, djalit të Haxhi Brojes dhe ky i mjerë, ky "specaxhi", vepron sipas urdhërave të ketij tirani besa edhe lehë 'sertë për të. Duhet ditur se Kosova është në duart e një bande mafioze, një bande mafio-oligarkësh, e një bande krye hajnash që punojnë për interesa të tyre personale dhe assesi për interesa të shtetit apo të popullatës për një jetë më të mirë, për ekonomi të fuqishme. Pra, për këtë kope banditësh dhe hajnash nuk janë asgjë për t'i gëlltitur 1 milion euro".

Tutje shton Badallaj "kjo bandë hajnash nuk i bënë të ditur këshilltarët që do të thotë se punojnë prapa kurrizit të popullit. Ky dilinxhi dhe papagall, Rexhep Hoti, është vazhdimisht në gjahun e shtrigave sepse kështu e ndërsen aty pashai nga lartë dhe vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave ose si korbat pas kufomave te vdekura. Këta janë të paftyrë fare prandaj janë deri në fyt me skandale dhe afera korruptive shikoni në vendet demokratike për një skandal të vogël japin dorëheqjen sepse kanë moral. Ndërkaq, të paftyrët tek ne kanë një bjeshkë skandalesh dhe aferash dhe ky sojë idiotësh jo vëtëm që nuk burgosën por akoma vazhdojnë të merrën me veprimtari mafioze të nëntokës kriminale.

Kjo bandë mafioze u tallë me këtë "Testin e garës nacionale të diturisë", që ishte sa për të hedhur pluhur syve popullit dhe si thonë ujku do mjegullë, mu për këtë arsye e organizuan këtë, kjo bandë me këtë pinjollin. E keqja më e madhe është se në Kosovë, bejnë "sallamadi" dhe nuk i trazon askush sepse këta klane mafioze e kanë kapur pushtetin dhe sistemin e kalbur gjyqësor.”

Sipas Badallajt, “si mund t´i thuash shtet ligjor ku nuk respektohet as ligji e as Kushtetuta e vendit dhe pikërisht këta kryehajna e shkelin ligjin nga mengjesi deri në darkë. Është e pakuptueshme vetëm të mendon dikush që në Kosovë ka prokurori, kur vëlojnë bandat kriminale, ku vjedhin me qindra miliona dhe demtohet buxheti i shtetit dhe ndajnë pazarin bashkë. Nga anët tona këtij muhabeti i thonë se kjo bandë punon tinëzisht dhe hajnishtë emër tjetër nuk ka. Pra, "podrimcaku", Rexhep Hoti, vegla e Hashim zezës , punoi tinëzisht dhe hajnishtë dhe i vodhën milionat sa për të berë rrush e kumbulla dhe dyzen ahengu, ndërkaq, populli vuan për kafshatën e gojës dhe për ilaçe”.

“Ndaj, kjo është arsyeja që nuk i trazon prokuroria dhe qeveria, sepse bashkarishtë notojnë në ujërat e pista që bashkarishtë përfundojnë në mullirin e hajnisë. Pra, këta banditë shkuar banditëve, nuk merren me jetën e qytetarëve që i ka prekur fukarallëku mish e "asht", por merren me fushata parazgjedhore dhe me thashë e themnaja dhe si të mos e leshojnë pushtetin. Këta sojë e sojësezë duhet ikur ne theqafje për të mos u kthyer kurrë se e morrën në qafë vendin dhe popullatën", ka përfunduar Badallaj.

(Kosova Sot Online)