O’Connell për masakrën në Vushtrri: Çdo viktimë, pa dallim, meriton drejtësi

  • 22 May 2019 - 13:27
O’Connell për masakrën në Vushtrri: Çdo viktimë, pa dallim, meriton drejtësi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot ka vizituar familjarët e viktimave të masakrës së Vushtrisë.

“Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Rom, Ashkali apo Boshnjak meritojnë drejtësi. Por, më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen”.

Në reagimin e tij të bërë në Facebook, diplomati britanik ndër të tjera e ka cituar edhe një grua që e ka humbur vëllaun në luftë.

“Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: “Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë.”

(Kosova Sot Online)