Shkel gazin në vend të frenave, shtyp të bijën 7-vjeçare

  • 22 May 2019 - 22:06
Shkel gazin në vend të frenave, shtyp të bijën 7-vjeçare

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Hatay të Turqisë, ku një burrë që po parkonte makinën në oborrin e shtëpisë së tij ka aksidentuar për vdekje të bijën.

Media turke raporton se gjithçka ndodhi kur shoferi ë.Ö., në vend që të shkelte frenat, shkeli gazin duke shtypur me makinë të bijën 7-vjeçare Melisa Ö.

Në vendngjarje u thirr menjëherë ambulanca, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve vogëlushja nuk arriti të mbijetojë.

Pas aksidentit tragjik xhandarmëria arrestoi babanë e pafat, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.