Veseli paralajmëron padi për fajdegjinjtë që ia lakuan emrin

  • 23 May 2019 - 10:46
Veseli paralajmëron padi për fajdegjinjtë që ia lakuan emrin

Në një konferencë për media, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur konferencë në të cilën ka folur për aferën e fundit të një videoje ku përmendet emri i tij.

Veseli ka deklaruar se nuk do të ndalet, pavarësisht se dikush e përmend emrin e tij.

Ai ka deklaruar se për këtë rast do të ndërmarr veprime institucionale.

“Do të ketë veprime institucionalë, por jo hakmarrëse të mijat. Unë jam i vetëdijesohem për hapat që po i ndërmarr në procesin reformator dhe shtetëror. E di që dikujt nuk  i pëlqen por do të shkojë deri në fund”, ka deklaruar Veseli.

“Unë nuk do të ndalem. Unë sot nuk kam dal as të mbrojë e as të akuzojë. Në këtë shtet do të funksionoj e drejta. Të gjithë janë të njëjtë edhe djali i kryetarit edhe djali i fshatarit. Sa më shumë kanë me më ngacmua, aq më shumë do të heci i vendosur”, ka thënë tutje kreu i PDK’së.

E, emri i Veselit është përmendur në një video ku shihen disa persona që janë të përfshirë në një skenë kriminale që ka të bëjë me fajde.

Gjatë konferencës të organizuar për këtë rast, Veseli ka paralajmëruar dorëheqje në rast se del diçka e vërtetë nga ky rast.

(Kosova Sot Online)