Formohet Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës

  • 23 May 2019 - 11:13
Formohet Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës

Institucionet financiare jo-bankare në Kosovë kanë themeluar Shoqatën e Inovacionit Financiar të Kosovës (ShIFK), kjo me që të punohet drejtë unifikimit të standardeve të cilësisë dhe ndërtimit të dialogut konstruktiv me autoritet legjislative dhe mbikëqyrëse. 

Përfaqësuesit e shoqatës kanë paraqitur qëllimet operacionale, të dhënat aktuale të industrisë si dhe shenjën e Standardit të Praktikave të Mira, e cila do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të mbrojtjes së konsumatorit dhe besueshmërinë e shërbimeve.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Sokol Havolli, tha se trendët e fundit të zhvillimit  teknologjike kanë prekur edhe tregun e Kosovës.

“Së bashku me industrinë jemi duke punuar edhe në kornizën ligjore të vazhduar tutje. Për ekonominë përfshirja financiare nuk është e kënaqshëm se shpesh nuk guxojmë me ofruar aq sa kërkohet”.

“Si rregullator e them pa hezitim se do të jemi të hapur në dialog dhe jemi të shqetësuar me koston e disa ofruesve jo bankar. Për ne si rregullator licencimi është rol kyç dhe moslicencimi do të ketë probleme individuale”, tha Havolli.

Ai ka thënë se kjo hapja e kësaj shoqate e lehtëson edhe punën e BQK-së, por edhe anëtarëve të kësaj shoqate.

Venhar Hana, drejtor i Shoqatës së Inovacionit Financiar, tha se nevoja për hapjen e kësaj shoqate është se ka pasur shumë sfida në treg.

“Konsiderojmë se shoqata është iniciativë vetërregulluese. Shoqata duhet të punojë të pwr tw drejtat e klientëve, por edhe të institucioneve financiare jo-bankare”, tha Hana.

Misioni i shoqatës është të zhvillojë praktika të besueshme, të përgjegjshme sociale dhe të qëndrueshme të kredi-dhënies dhe shërbimeve të tjera financiare të cilat vlerësohen pozitivisht nga konsumatorët dhe autoritetet mbikëqyrëse.

Në të njëjtën kohë, do të punojë për të promovuar mundësitë e ofruara nga mundësitë teknologjike financiare jo-bankare që përfitojnë individët dhe shoqëria në tërësi.

(Kosova Sot Online)