Rusia i dënon me burg Dëshmitarët e Jehovahit

  • 23 May 2019 - 14:44
Rusia i dënon me burg Dëshmitarët e Jehovahit

Një gjykatë në Rusi e ka dënuar një Dëshmitar të Jehovahit me gjashtë vjetë burgim.

Gjykata në Rusinë perëndimore të enjten ka hedhur poshtë edhe apelin e të dënuarit Dennis Christensen. Ai dënohet për pjesmarrje në një organizatë terroriste.

Amnesty International ka reaguar kundër këtij dënimi pasi që cenon të drejtat themelore të lirisë.

Rusia në vitet e fundit i ka përdorur ligjet e saja kundër ekstremizmit për të burgosur disidentë, aktivistë të opozitës dhe pjesëtarë të minoriteteve religjioze.

Në vitin 2017 Rusia i ka futur Dëshmitarët e Jehovahit në listën e organizaave terroriste. Andaj veprimatria e tyre është e jashtëligjshme.

Së paku 200 Dëshmitarë të Jehovaihit po përballen me akuza nga gjykatat. 28 janë dënuar me burg deri tani për këtë çështje. 

(Kosova Sot Online)