Propozimi i Burjanit: PDK duhet ta pezulloj aktivitetin e vetë politik, derisa...

  • 24 May 2019 - 09:56
Propozimi i Burjanit: PDK duhet ta pezulloj aktivitetin e vetë politik, derisa...

Analisti politik Blerim Burjani, duke parë telashet që po i dalin së fundi PDK-së, beteja me inercion për ta ruajtur një unitet të brishtë funksional në parti karshi përplasjeve në qendër dhe në terren, por edhe humbjes së besimit në popull për shkak të shumë figurave me dosje kriminale në parti, propozon që ky subjekt politik të del përkohësisht nga skena politike, ta pezullon veprimtarinë derisa të reformohet dhe të pastrohet.

Image
Blerim Burjani

“Unë mendoj se PDK duhet ta pezulloj aktivitetin e vetë politik, ta pastroj veten nga njerëz të korruptuar , nepotistë, dhe njerëz që merren me gjëra të shumta të kundërligjshme. Kadriu nuk mundë të bëjë reforma brenda në PDK pa i larguar njerëzit e shumtë që janë vetëm servil, dhe njerëz keqbërës’, tha Burjani për “Kosova Sot Online.

Ai ka thënë se nuk e ka asnjë kuptim real e as ndonjë veprim nuk e sheh derisa Kadri Veseli flet për reformimin që ka bërë në PDK. “Është e kotë dhe ndonjëherë shumë komike kur flet Kadri Veseli për reformën brenda këtij subjekti, derisa shihet që komplet ai dhe vetë PDK-ja janë krizë. Pra janë në krizë që të humbin edhe pushtetin edhe fytyrën para popullit”, theksoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e ndikimit të madh të PDK-së dhe kapjes së institucioneve nga strukturat e inkriminuara të së njëjtës parti politike, Burjani thotë se duhet të reformohen edhe institucionet shtetërore.

edhe Institucionet e Kosovës duhet të reformohen skajshëm, e tërë administrata publike, shëndetësia , arsimi shërbimi diplomatik i shtetit, të gjitha duhet të depolitizohen, të gjithë ambasadorët partiak duhet të largohen nga misionet diplomatike sepse shumica e tyre janë vetëm kategori sociale apo ishin njerëz politik dhe të pa punë, a ndonjë vlerë profesionale. Përndryshe lirisht mundë ta themi se slogani i PDK-së “ Dekada e Re” nuk e ka asnjë bazë të besueshme dhe nuk ka lidhje me reformimin e shtetit sepse në PDK nuk ka asnjë ndryshim. Të gjithë janë njerëz të njëjtë, edhe nëpër degë, edhe në kryesi”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se është qesharake me u quajt reformë partiake derisa vetëm në Prishtinë PDK nuk e ka pasur dhe nuk e ka asnjë kandidat qe e respekton dhe e njeh Prishtina , sepse thjeshtë PDK-ja në Prishtinë është me një degë formale sa për të pasur degë, kurse bastionin kryesor e Drenicën dhe në disa vendet tjera.

(Kosova Sot Online)