Lexoni edhe:
Presidenti në hall me Berishën: Gjithmonë i jam trembur gjuhës së tij
Raportimi në medie se si i ka shpenzuar President i Kosovës, Hashim Thaçi, 1 milion e 337 mijë euro, për udhëtime zyrtare, mëditje për udhëtimet jashtë vendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe dreka zyrtare, pavarësisht se janë para të taksapaguesve kosovarë, dhe nga pozita e të parit të shtetit, ai do të duhej treguar tepër racional në këto shpenzime, ka ngjallë edhe reagimin e analistit Faik Krasniqi, sipas të cilit, zyra e presidentit është pasqyrë veprimi të ngjashëm edhe nga institucionet tjera.
Presidenti në hall me Berishën: Gjithmonë i jam trembur gjuhës së tijLexoni edhe:
Sido qoftë, analisti Faik Krasniqi thekson se "derisa po heshtin qytetarët dhe nuk po ngritën në këmbë për ti kundërshtuar këta qeveritar abuzues me paratë e tyre, përgjegjësia bije mbi neve qytetarë, pasin që drejtësia është e kapur nga kjo politikë."
“Buxheti i shtetit vazhdon të zhvatet dhe vidhet në forma të ndryshme, duke filluar nga Presidenca”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”. Mirëpo infeksioni i hajnisë, sipas Krasniqit ka marr përmasa të gjëra në nivel të të gjitha institucioneve, ku më shumë e ku më pak. “Mjafton të rikujtojmë vjedhjen klasike në vlerën prej 53 milion euro nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, të udhëhequr nga e Pal Lekaj”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.
Rakiq pas fitores së Listës në Veri – jemi të gatshëm të dorëhiqemi përsëriLexoni edhe:
"Sa ju takon reagimeve të ambasadorëve të shteteve mike, edhe atij anales së fundi, Krasniqi thotë se janë gjëra të ditura, por përgjegjësia bije mbi qytetarët që heshtin, tolerojnë e nuk kundërshtojnë kundër abuzimeve të tilla. Ambasadori britanik nuk tha asgjë te re. Tha diçka që të gjithë e dimë. Ne e dimë që shteti është i kapur nga mafia politike qe 20 vite, por duhet të na thotë një i huaj që të besojmë. Kemi të bëjmë me një popull hipokrit, që më shumë i besojnë kur u thotë diçka një i huaj, se sa një shqiptar kur alarmon shumë vite më parë për fatkeqësinë që e ka kapluar vendin”, theksoi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.
Prandaj në këtë rast Krasniqi e shtron pyetjen e tij se "çfarë pret pastaj prej këtij populli që i duartroket një ambasadori të huaj për qyqarllëkun e vetë për mos veprim". “Është e pa mundur të ndryshoj gjendja me këtë popull hipokrit, që e dashuron dhunuesin dhe përdhunuesin e tij”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online.”
(Kosova Sot Online)