PSD-ja, në kërkim të partnerit, pa kurrfarë gjasash për zgjedhje

  • 25 May 2019 - 07:26
PSD-ja, në kërkim të partnerit, pa kurrfarë gjasash për zgjedhje

Lëvizjet e fundit në skenën politike të Kosovës, fillimi i të ashtuquajturave bisedime të partive opozitare për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, sipas analistit Blerim Burjani, “për fat të keq, derisa politika, e cila bëhet nga të pa diturit është bërë burim i vetëm jetese, atëherë edhe ndodhin devijime të tilla çfarë po i shohim në skenën politike Kosovare.

Image
Blerim Burjani

Politika në Kosovë është bërë një lloj mjeti i vetëm për ekzistencë jetësore të grupeve të ndryshme të të pa punëve që po dinë ta shfrytëzojnë atë, andaj edhe këto parti politike janë edhe të ashpra edhe të varfra , sepse në radhët e tyre kanë individ problematik në kuptimin e nevojës për rehabilitim social".

"Sot me politikë po merren të pa punët dhe të pa aftit për të gjetur ndonjë mënyrë të jetës”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se "nuk mund të ketë as kreativitet dhe as alternativë më të mirë të qeverisjes së vendit nga ajo që bënë pozita e dështuar, nëse nëpër parti politike njerëzit futen vetëm për shkak të problemeve jetësore, sikur është PSD-ja. Prandaj edhe tash kur flasim për PSD-në, kjo parti politike nuk ka orientim të saktë, është pa qëndrim, herë me opozitën e herë me pozitën. Sidoqoftë unë po e shoh që PSD-ja anon pak a shumë në krahun e AAK-s dhe të e NISMA-s –që edhe mund të jetë koalicion i mundshëm, por gjasat janë më të vogla me LDK dhe VV-në”.

Sipas Burjanit," kjo është arsyeja që partia e Shpend Ahmetit po luan akoma pozicion pak a shumë neutral edhe te blloku opozitar, kurse hyrja e tyre në bisedime me LDK-në vetëm mund të prodhon konfuzitet që i shkon për shtati koalicionit PAN".

“Sido qoftë hyrja ne bisedime me LDK dhe VV mund të jetë loje kinse për ta rrezuar qeverinë ose për ta bërë me konfuz opinionin, por një gjë është e qartë që ky subjekt politik, pra PSD-ja, i ka gjasat minimale për zgjedhjet e ardhshme, ngase po nuk u futë diku në një koalicion parazgjedhor e ka të garantuar që do të mundë të mbetet jashtë Kuvendit”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )