Drejtësia për këto 20 vite ka funksionuar vetëm aq sa kanë dashur mafiozët e shtetit

  • 26 May 2019 - 14:06
Drejtësia për këto 20 vite ka funksionuar vetëm aq sa kanë dashur mafiozët e shtetit

Skandali i fundit me videon e fajdeve, ku njëri nga protagonistët Kadri Rexhepi deklaron se 200 mijë euro i ka marrë Kadri Veseli, ka alarmuar edhe analistët, sipas të cilëve "publikimi i këtyre videove dhe përmbajtja e tyre nuk paraqet ndonjë senzacion, për faktin se këta njerëz kanë funksionuar në këtë mënyrë që nga paslufta dhe përmes kësaj forme kanë synuar dhe kanë arritë në majat e pushtetit".

Image
Nexhat Haziri

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", analisti Nexhat Haziri është shprehur se "i gjithë sistemi institucional në vend është i kalbëzuar dhe është nën ndikimin e kriminelëve të veshur me kostum e kollare që kanë zënë vend në postët më të larta shtetërore që poashtu ka bërë që këta të kenë njëfarë lloj imuniteti në raport me drejtësinë, pasi drejtësia për këto 20 vite në Kosovë, sidomos pas pavarësimit të vendit, është lejuar të funksonoi vetëm aq sa kanë dashur kapësit mafioz të shtetit".

"Fillimisht dua të them se për mua por edhe për një pjesë të mirë të opinionit në Kosovë publikimi i këtyre videove dhe përmbajtja e tyre nuk paraqet ndonjë senzacion, për faktin se këta njerëz kanë funksionuar në këtë mënyrë që nga paslufta dhe përmes kësaj forme kanë synuar dhe kanë arritë në majat e pushtetit. Ajo që për mua është shqetësuese është që qytetarët paraqesin një lloj indiference ndaj tërë kësaj çfarë po ndodhë me Kosovën, e që është rezultat i kapjes së shtetit nga një pjesë e klasës politike, e cila është tërësisht e kriminalizuar".

Tutje, sipas Hazirit "më nuk flitet për një person apo për një kryetar të Kuvendit , siç është rasti me z. Kadri Veselin, por pjesë e rrjetit të krimit të organizuar janë edhe zyrtarë të tjerë të nivelit më të lartë shtetëror dhe atij lokal. Pra, i gjithë sistemi institucional në vend është i kalbëzuar dhe është nën ndikimin e kriminelëve të veshur me kostum e kollare që kanë zënë vend në postët më të larta shtetërore që poashtu ka bërë që këta të kenë njëfarë lloj imuniteti në raport me drejtësinë, pasi drejtësia për këto 20 vite në Kosovë, sidomos pas pavarësimit të vendit, është lejuar të funksonoi vetëm aq sa kanë dashur kapësit mafioz të shtetit. Dhe si rezultat i marrjes peng të shtetit nga mafia e instaluar në politikë dhe në institucione, Kosova po shkon drejtë një shteti të dështuar pa një të ardhme të qartë, qoftë në aspektin e mbrendshëm, por edhe një degradim në rrafshin ndërkombëtar, ku imazhi i saj tashmë ka rënë përtokë", ka përfunduar Haziri.

(Kosova Sot Online)