Kosova po vidhet, shkatërrohet e copëtohet…

  • 26 May 2019 - 15:58
Kosova po vidhet, shkatërrohet e copëtohet…

Një video e realizuar më 2012, dhe e publikuar nga mediat më 2019, e cila shpërfaq dyshimet për përfshirjen e disa personave në veprat penale fajde, detyrim dhe mashtrim, ku në një pjesë të saj përmendet edhe emri i kryetarit aktual të PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë bujë në opinionin publik.

Image
Ramiz Bojaj

Në një prononcim për gazetën “Kosova Sot Online”, analisti Ramiz Bojaj është shprehur “në një shtet normal, drejtësia do të penalizonte edhe ‘peshqit e mëdhenj’, por në Kosovën tonë, ligjin, drejtësinë, ekonominë, politikën….. i bëjnë të fortët. Edhe qytetarët, duket se janë mësuar të bashkëjetojnë me këtë përditshmëri, ku kriminelët bëjnë pushtetin, biznesin, drejtësinë”.

“Kosova po vidhet, shkatërrohet e copëtohet çdo ditë nga bandat dhe kartelat mafioze e kriminale. Politikanët e Kosovës janë mafiozë. Këta notojnë në krim të organizuar e korrupsion. Videoja e fundit e krimit të organizuar e ku përmendet edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shpërfaqë realitetin e hidhur të Kosovës, ku bandat e lidhura me pushtetarët e gërryejnë dhe e vjedhin shtetin në të gjitha drejtimet. Njëherësh dëshmi të tilla ngjajnë me aktivitete tipike mafioze e kriminale: shpërlarje parash, fajde, pazare të pista e konspiracione tjera antiligjore. Ky është vetëm një refleks në përditshmërinë kosovare, ku bandat e forta kriminale bashkëpunojnë, ose bashkëveprojnë me njerëz të pushtetshëm, duke mbytur konkurrencën e lirë, ndershmërinë, ligjshmërinë…. për të arritur në majën e piramidës kriminale e banditëske të klaneve oligarke”.

Sipas Bojaj “në një shtet normal, drejtësia do të penalizonte edhe ‘peshqit e mëdhenj’, por në Kosovën tonë, ligjin, drejtësinë, ekonominë, politikën….. i bëjnë të fortët. Edhe qytetarët, duket se janë mësuar të bashkëjetojnë me këtë përditshmëri, ku kriminelët bëjnë pushtetin, biznesin, drejtësinë… Në një shtet normal qytetarët do të ngriteshin në protesta deri në rrëzimin e kastës së kalbur e të korruptuar, e cila po e sundon Kosovën qe nga paslufta, por Kosova jonë e re, u bë parajsë e hajnave dhe ferr për qytetarët e ndershëm. Eksodi qytetar nuk po ndodhë nga ‘liria’ qe e sollën ‘trimat e malit’, por nga gërdia qe na sevojnë çdo ditë analafabetët ruralë, mashtruesit hajnat klasikë. Qytetarët duhet ta rikthejnë vetëbesimin e humbur e të kërkojnë llogaridhënie nga udhëheqësit e tyre, e jo të pajtohen me fatin qe ua servojnë hajnat, avanturierët, zhvatësit, gënjeshtarët, tradhëtarët”.

(Kosova Sot Online)