Shpërthen Badallaj: Çka bëri prokuroria me bandën Devolli,edhe pse na shitën krunde për grurë?!

  • 27 May 2019 - 07:31
Shpërthen Badallaj: Çka bëri prokuroria me bandën Devolli,edhe pse na shitën krunde për grurë?!

Kapja e shtetit të Kosovës nga kthetrat e nëntokës kriminale, sipas analistit politik Reshat Badallaj, "po e pamundëson një kohë të gjatë zhvillim ekonomik të shtetit më të ri në botë. Pavarësisht faktit që kjo paje mafioze është e ditur, e njohur dhe e dokumentuar e denoncuar edhe në institucionet e drejtësisë, sistemi i drejtësisë kosovare, në prokurori , hetuesi e gjykata po vazhdojnë ti mbyllin sytë duke mos i trajtuar rastet e krimit të organizuar, i cili është burim i përfitimeve të paligjshme, korruptive, kriminale, i kësaj klase politike për afro dy dekada në Kosovë. Në këtë veprimtari kriminale ekonomike", sipas Badallajt," bënë pjesë edhe monopoli famoz i homologimit kriminal dhe monopolet tjera që për një dekadë i zhvatë qytetarët, por as rastin e Atestimit, që pa kurrfarë shpjegimi, kundërligjshëm, i jepet sërish të njëjtës kompani të mafio-oligarkut të kriminalizuar Shkëlqim Devollit që mban monopol kriminal prej një dekade në homologimin e automjeteve, dhe jo vetëm".

Image
Reshat Badallaj

“Mjerisht jam i detyruar të them të vërtetën se në Kosove as të mos shpresoj askush ose më mirë të mos e mashtroj veten se do të ketë zhvillim ekonomik, sepse shpirti i vendit, pra ekonomia e Kosovës, është në duart e bandave më të tmerrshme të nëntokës kriminale që veprojnë në Kosovë, përpos kësaj të mos shpresoj askush se mund të punësohet pa ju dhënë ryshfet këtyre banditëve dhe këtyre vagabondëve që e kanë kapur shtetin. Për këtë shkak që nga pas lufta ekonomia e vendit erdhi në tehun e varrit, investitorët e huaj e kanë parë se si e vjedhin kryebanditët e majave të shtetit dhe ikin të gjithë, dhe askush as një metelik nuk e derdh për të investuar në Kosovë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

"Se sa jemi larg shtetit ligjor që duhet të garanton edhe zhvillimin ekonomik duke i dhënë mundësi dhe hapësirë të barabartë secilit biznes, dhe të eliminon monopolet kriminale", Badallaj thotë se "tregon shembulli i kapjes së shtetit nga monopoli i Devollve që asnjëherë nuk u ballafaquan me ligjin për krimin ekonomik që i kanë bërë shtetit. Ç´bëri prokuroria me bandën kancerogjene, serbiane Devolli kur edhe një qytetar i thjeshtë e di se si e shkatërroi, e bleu dhe e vodhi yndyrën e vendit, bile edhe me urdhra të Serbisë fashiste deshi edhe t´i vras, me krunde qensh e derrash dhe askush as që i morri në pyetje”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

"Shpëtimin nga përmbytja akoma më e madhe në katrahurë të këtij vendi për mungesë zhvillimi ekonomik dhe thellim monopolesh", Badallaj e sheh vetëm tek "ndryshimet e mëdha politike që duhet të ndodhin,ndryshe nuk ka perspektivë por vetëm thellim të kriminalitetit".

"Pra, pa u larguar këta kryebanditët dhe krye hajnat që e kanë kapur shtetin me bandën serbiane Devolli askush të mos shpresoj se do të ecë përpara ekonomia e vendit dhe do të përmirësohet jeta e qytetarëve të saj, sepse këta e kanë blerë shtetin dhe i trashin xhepat e tyre e populli nuk ka as para për buke e as për ilaçe sepse jeton me pak se dy dollarë në ditë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)