Grapci: STOP monopolit Devollian në fushën e homologimit!

  • 27 May 2019 - 07:45
Grapci: STOP monopolit Devollian në fushën e homologimit!

Monopolizimi i skajshëm i disa veprimtarive me peshë ekonomike për vendin, nga grupe të interesit të lidhura me politikën, janë duke e ngulfatur dhe pa mundësuar skajshmërisht zhvillimin ekonomik të shtetit të Kosovës. Një vlerësim të tillë për “Kosova Sot Online” e thotë njohësi i kësaj fushe Dardan Grapci, sipas të cilit "është koha e fundit që të punohet sipas ligjit dhe jo sipas interesave grupore të  lidhjes së politikës me mafio oligarkët, sepse deri më tani të tillët po vazhdojnë të jetë të pa trajtuar dhe të pa hetuar nga prokuroritë dhe gjykatat". 

Image
Dardan Grapci

“Në Kosovë,  kuptohet që nuk ka shanse të ketë zhvillim ekonomik me njerëzit dhe pushtetarët që janë pjesë të nëntokës kriminale, për shkak se prokuroria dhe gjykatat edhe pse janë  betuar që do  të punojnë pa dallime, në fakt ata po kontrollohen dhe dirigjohen nga politikanët që i kanë xhepat te mbushura me para të ndyra nga korrupsioni. Edhe  gjyqtarëve ju ka ardhur koha ose të punojnë sipas ligjit, prandaj ose le të japin dorëheqje, e jo dobëtit t`i dënojnë, t`i  shkatërrojnë, e të fortit as të mos e hetojnë  e as të mos e dënojnë por aty për aty ta lirojnë ”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.
Sa i takon monopolit me homologim, Grapci  kërkon që "përfundimisht të ndërpritet monopoli i devollëve në Homologim  në mënyrë që tregu u lirë të funksionon edhe në këtë bërje të biznesit". 

“Shkëlqim Devolli duhet të kuptoj që i vetëm si kompani për atestimin dhe homologimin e veturave nuk mundet ta bej, por e kam nje mesazh për Shkëlqimin, do  të ishte mirë qe ai me kompaninë e tij për atestimin dhe homologimin e veturave ta shtrij veprimtarinë e kufizuar  vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, kurse në pjesët tjera të Kosovës te liberalizohet ky biznes dhe të  lejon të veprojnë pa u penguar kompanitë tjera  të atyre zonave. Prandaj nëse me të vërtetë Shkëlqim Devolli largohet nga kjo kontratë e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, atëherë lirisht mund të themi që krijohet një konkurrencë lokale në treg dhe njëkohësisht edhe  qytetarët do të  marrin frymë lirshëm”, tha Grapci për “Kosova Sot Online “.



"Liberalizimi i këtij biznesi, ndërprerja e monopolit", sipas Grapcit," duhet të përcillet edhe me zbritjen e çmimit në shërbime si dhe me ashpërsimin e kritereve për dhënien e patentë shoferëve, duke rritur moshën e të drejtës për tu pajisur me patentë në mënyrë që të reduktohet numri i aksidenteve që po shkaktohen nga  drejtuesit e rinj të automjeteve". 

“Gjithashtu mendoj që shteti i Kosovës duhet ta krijoj një plan-projekt ku këto kompani për homologimin e veturave  do t`i zbrisnin çmimet, kurse nëpër auto shkolla të rritet çmimi si dhe instruktorët të jenë të pavarur ku mos të lejojnë aq lehtë që rinia ta marrin patentë shoferin, si dhe te miratohet ligji që nga mosha 21 vjeçar të jetë e lejuar vozitja e veturës”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online”. 

(Kosova Sot Online )