Ndryshime drastike: Parashikimi i motit për sot dhe ditët e javës në vazhdim

  • 27 May 2019 - 07:50
Ndryshime drastike: Parashikimi i motit për sot dhe ditët e javës në vazhdim

Fillimi i javës me mot të ndryshueshëm dhe me reshje lokale shiu, kurse në pjesën e dytë të javës priten rënie e temperaturave dhe shi sipas Prishtina Weather

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, kohë pas kohe do të përcillet me reshje të shiut.

Temperatura minimale pritet të jetë afro 12 gradë Celsius, kurse ajo maksimale pritet të jetë 22 gradë Celsius.

28.05 – Kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore, mundësi për riga lokale shiu.

Image

29.05-30.05 – Të enjten paradite kryesisht me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Ditën e premte, mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me shi.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht i fuqishëm nga juglindja dhe jugperëndimi 4-12m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por nga dita e enjte do të shënojë rritje mbi vlera normale

(Kosova Sot Online)