Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të Malit të Zi sot për vizitë zyrtare në Kosovë

  • 27 May 2019 - 08:56
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të Malit të Zi sot për vizitë zyrtare në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosur atë Malit të Zi, Dragutin Dakiq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Dakiq do të pritet fillimisht nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe pastaj edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Pas takimeve do të ketë edhe adresim për media nga dy gjeneralët.

(Kosova Sot Online)