Serbia kurrë me më pak banorë, kurrë më e plakur

  • 27 May 2019 - 10:02
Serbia kurrë me më pak banorë, kurrë më e plakur

Serbia gjendet në kreun e grupit të shteteve me strukturën më të plakur të popullatës.

Televizioni shtetëror i Serbisë RTS bën të ditur se në Serbia kurrë nuk kanë jetuar më pak banorë se sot, ndërsa të dhënat tregojnë edhe se ata kurrë nuk kanë qenë më të plakur, sepse mosha mesatare e popullatës është 43 vjeç.

“Serbia gjendet mu në krye të grupit të shteteve me strukturën më të plakur të popullatës. Sa u përket të dhënave të vitit 2017, për shembull, pjesëmarrja e popullatës 65 vje e më të vjetër në Serbi ka qenë 19,63 për qind dhe për plot dy poenë të përqindjes është shtuar në krahasim me të dhënat e vitit 2011”, ka thënë Sanja Jankelic nga sektori për statistikë.

Thuhet edhe se, kur janë shifrat e të lindurve në pyetje, se në Serbi vitin e kaluar kanë lindur 64.894 bebe – vetëm 160 më shumë se para tri vitesh, kur në librat e të lindurve janë regjistruar më së paku fëmijë që nga fillimi i shekullit njëzet.

Vlerësimet e zymta demografët i mbështesin edhe në të dhënat për migrimin intensiv të të rinjve, ndëfrsa të dhënat për ikjen e popullatës nga fshatrat konsiderohen alarmuese – rreth 1200 fshatra janë në zhdukje e sipër, që është gati sa një e katërta e numrit të përgjithshëm prej 4.709 vendbanimeve në Serbi.

(Kosova Sot Online)