Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media

  • 28 May 2019 - 11:46
Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media

Policia e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për media rreth orës 13:00 dhe 14:00.

Ndërsa kur aksioni filloi në pjesën veriore të Mitrovicës, situata është tensionuar. Shumë banorë lokal kishin bllokuar rrugët me barrikada, në mënyrë që policia të mos lejohej të hynte.

Gjithsesi, policia i largoi barrikadat dhe e vazhdoi aksionin.

Nga ky aksion u arrestuan dhjetëra policë e qytetarë serb. Gjithashtu është raportuar edhe për shkëmbim zjarri, ku kanë mbetur të plagosur 4 policë të Kosovës.

(Kosova Sot Online)