Pamje të largimit nga veriu të forcave policore të Kosovës

  • 28 May 2019 - 11:58
Pamje të largimit nga veriu të forcave policore të Kosovës

Policia e Republikës së Kosovës, ka mbajtur aksion për ndalimin e kontrabandës, e ndër tjera ky aksion është shoqëruar me tensione në veri të vendit.

Image

Nga ky aksion, u arrestuan dhjetëra  qytetarë e policë serb, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur katër policë serb. Ende nuk është bërë e ditur se kush kanë qenë personat që e sulmuan policinë.

Përveç sulmit, policisë i është penguar aksioni edhe përmes barrikadave të vendosura në rrugë.

Ndërsa tani që aksioni ka përfunduar, policia ka filluar largimin nga pjesa veriore.

(Kosova Sot Online )