Rusia kërkon lirimin e menjëhershëm të rusit të arrestuar në veri

  • 28 May 2019 - 13:52
Rusia kërkon lirimin e menjëhershëm të rusit të arrestuar në veri

Ambasada ruse në Serbi të martën ka kërkuar nga Kosova të lirojë menjëherë shtetasin e ndaluar rus që punon në UNMIK, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Shtetasi rus u ndalua në pjesën veriore të vendit gjatë aksionit të Policisë së Kosovës.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të rusit dhe se përgjegjësit për këtë incident flagrant do të japin përgjegjësi”, ka thënë Ambasada, raporton Reuters.

(Kosova Sot Online )