Makina të blinduara dhe helikopterë: Qeveria nxjerr në shitje pronat e mafias

  • 29 May 2019 - 13:35
Makina të blinduara dhe helikopterë: Qeveria nxjerr në shitje pronat e mafias

Makinat luksoze dhe pronat që u janë konfiskuar mafias, janë shitur në ankand nga autoritetet meksikane. Paratë e mbledhura nga shitja e tyre do të shpërndahen tek të varfrit. Në ankand janë shituar në total 82 vetura, nga të cilat janë grumbulluar 1.5 milion dollarë.

Ndër makinanat e shitura ishin 17 vetura të blinduara “Shevrolet Suburban”, vetura sportive Lamborghini Murcielago, dhe Ford Shelby.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ka paralajmëruar edhe ankande tjera në të cilat do të shiten aeroplanët dhe helikopterët privat.

Kur Obrador erdhri në pushtet, u zotua se do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

(Kosova Sot Online)