Komisioni Evropian: Kosova duhet të pezullojë taksën ndaj Serbisë

  • 29 May 2019 - 15:37
Komisioni Evropian: Kosova duhet të pezullojë taksën ndaj Serbisë

Komisioni Evropian ka dalë me raportin vjetor për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Disa nga çështjet që janë trajtuar në këtë raport janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi regjional me theks të veçantë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në raport thuhet se Kosova ka mbetur e përkushtuar në dialog, megjithatë, Qeveria e Kosovës duhet ta pezullojë taksën në importet nga Serbia dhe Bosnja e Herzegovina.

Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të vendosur një ambient më të favorshëm për një marrëveshje përfundimtare ligjore me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe kyqe në mënyrë që Kosova dhe Serbia mund të avancojnë në perspektivat e tyre Evropiane.

(Kosova Sot Online)