Istog, i digjet furgoni, garazhi dhe traktori

  • 30 May 2019 - 11:21
Istog, i digjet furgoni, garazhi dhe traktori

Të mërkurën në Policinë e Istogut një person ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri automjeti i tij dhe garazhi

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Istog, ku zjarri fillimisht kishte përfshirë një furgon, e më pas edhe garazhin ku ishte një traktor dhe disa mjete pune.

Sipas viktimës, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në vlerë të konsiderueshme, por nuk ka pasur persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)